Klubi i Karatesë mbajti Turne në Fushë Kosovë

U mbajt Turneu i IV – Ndërkombëtar i Karatesë "Fushë-Kosova OPEN 2017”. Pjesëmarrës ishin mbi 400 garuesë nga Kosova, Shqipëria, Mali Zi, Maqedonia dhe Turqia. Turneu u organizua nga Komuna e Fushë-Kosovës - DKRS, Federata e Karatesë e Kosovës dhe Klubi i Karatesë "Fushë-Kosova", nën patronatin e Kryetarit z. Burim Berisha.

Në emër të Kryetarit të Komunës përshëndetjen dhe hapjen zyrtare të Turneut e bëri Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj. Nurije Avdiu, e cila falënderoi pjesëmarrësit e shumtë me fjalët më të mira për sportistët dhe pjesëmarrësit që nderuan qytetin e Fushë-Kosovës në këtë ditë të rëndësishme për komunën tonë. Po ashtu, Drejtoresha e Kulturës premtoi se organizimet e tilla, të cilat janë të rëndësisë së veçantë, do të kenë mbështetje për të gjithë sportistët që zhvillojnë aktivitetin e tyre në Komunën e Fushë-Kosovës.

Në emër të Federatës së Karatesë të pranishmëve iu drejtua Kryetari i FK së Kosovës z. Ismet Krasniqi.
Përshëndetje pati edhe nga Përfaqësuesit e Federatës së Karatesë së Turqisë dhe kryetarë klubesh nga vende të ndryshme.

Me këtë rast u ndanë Mirënjohje nga Federata e Karatesë e Kosovës për Kryetarin z. Burim Berisha, Drejtoreshën e DKRS znj. Nurije Avdiu dhe Kryetarin e Klubit të Karatesë "Fushë- Kosova" z. Bashkim Ibrahimi si nikoqirë të këtij aktiviteti sportiv.
/InfoKomuna/