Në kuadër të këtij takimi u nënshkrua Memorandum Mirëkuptimi në mes të dy institucioneve, për: Ndërtimin e palestrës sportive, në vlerë prej 1.55 milionë eurosh, me rreth 1200 shikuesë (ulëse).
Kryetari falënderoi Ministrin për angazhimin e tij për të gjitha projektet në Komunën e Fushë-Kosovës dhe theksoi për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.
Ministri u zotua që do të angazhohet edhe më tutje për realizimin e projekteve siç janë: Muzeu Natyror, në vlerë 3 milionë eurosh, Palestrën Sportive, Kalaja e Harilaçit, Kolonia e Arteve, etj.
/InfoKomuna/
Ndahen 1.5 milionë euro për ndërtimin e palestrës sportive
Kryetari i Komunës dhe Kryesuesi i Kuvendit, me bashkëpunëtorë, pritën sot në takim Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, me bashkëpunëtorët e tij.