Me këtë rast, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, u shpreh se Ministria është duke bashkëpunuar ngushtë me komunat e Kosovës dhe po i ndihmon ato, duke realizuar investimeve kapitale në sport, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportiv në vend.
Më tej, Shala shtoi se ndërtimi i këtij kompleksi të tenisit, është i një rëndësie të veçantë jo vetëm për Gjakovën, por edhe për Kosovën, sepse do të krijohen kushte moderne për gjithë ata që merren me tenis.
Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, e falënderoi ministrin Shala për bashkëpunimin dhe u shpreh se ky kompleks ka një rëndësi të madhe për komunën e Gjakovës.
/InfoKomuna/
Ndahet mbi 400 mijë euro për ndërtimin e kompleksit të tenisit në Gjakovë
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me komunën e Gjakovës, me qëllim të realizimit të projektit: Ndërtimi i kompleksit të Tenisit në Komunën e Gjakovës , në të cilin Ministria do ti investojë 450 mijë euro.