“Stadiumi është në fazën e parë të ndërtimit. Janë duke u bërë tribunat e reja në dy anët veri-jug, ndërsa ato të vjetrat do të rindërtohen. Është stadium i kategorisë së katërt sipas standardeve të FIFA dhe UEFA dhe i plotëson kushtet për ndeshje ndërkombëtare, për të gjitha grupmoshat”, ka thënë Haziri, transmeton Koha.net.
Haziri ka shfaqur shpresën që operatori ekonomik do t’i përfundojë punimet sipas planit dinamik.
“Besoj shumë që operatori do të kujdeset që në plan dinamik t’i përfundojë punimet në ndërtimin e stadiumit, i cili do të bëhet krejt i ri dhe asgjë nuk mbetet prej asaj që ka qenë më herët. Besojmë shumë shpejt që Gjilani dhe Drita do t’i shfrytëzojnë terren ndihmëse që tashmë do të nisim me ndërtimet”, është shprehur kreu i Gjilanit.
Gjilani synon stadium me standarde të FIFA-s e UEFA-s
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë vizitës të punimeve në rindërtimin e stadiumit të qytetit, ka thënë se ky stadium po bëhet sipas standardeve të FIFA-së dhe UEFA-së.