Komuna e Gjilanit është duke bërë përgatitjetfinale rreth organizimit të pritjes së Rrustemit me një koncert madhështor tesheshi Agim Ramadani, me pjesëmarrje të rock grupeve dhe këngëtarëve tëmirënjohur të muzikës popullore, përderisa audiencës do ti drejtohet për njëfjalë rasti kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe kampioni i botës në boks, nëversionin WBF, Erzen Rrustemi.
Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se ErzenRrustemi është krenaria e Gjilanit, Kosovës dhe e mbarë shqiptarëve, duke thënëse meriton ti bëhet një pritje madhështore.
Atë që e ka bërë Erzeni, nuk e ka bërë asnjëshqiptar deri më sot. Të shpallesh kampion bote në boks, është vërtetë arritjee jashtëzakonshme. Prandaj, Gjilani e mirëpret kampionin me një pritje tëveçantë, ashtu siç i ka hije, ka theksuar Haziri, shkruan InfoKomuna.
Ndryshe, me iniciativë të kryetarit Lutfi Haziri,Kuvendit Komunal i Gjilanit pati shpallur boksierin Erzen Rrustemin Nderi iQytetit, në ceremoninë për më të dalluarit e vitit, qershor 2015-qershor2016.
/InfoKomuna/