Nënshkrimi i këtij memorandumi, ka për qëllim finalizimin e ndërtimit të stadiumit të qytetit "Rexhep Rexhepi", ku për të përmbyllur këtë projekt, përmes këtij memorandumi janë paraparë tri faza të finalizimit, ku vlera është gjithsejt 1 milon e 900 mijë euro. Në vitin 2017 do të investohen 200 mijë euro, në vitin 2018,600 mijë euro dhe 800 mijë euro në vitin 2019, kur edhe do të përfundojë i gjithë projekti.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Komunën e Drenasit do të përcjellin zbatimin e këtij Memorandumi të Bashkëpunimit dhe udhëzojnë për veprimet që duhet të ndërmerren në implementimin e obligimeve deri në realizimin e projektit. I gjithë projekti që nga fillimi për ndërtimin e stadiumit "Rexhep Rexhepi" kap vlerën prej 3 milion eurove që po ashtu edhe Memorandumet e Bashkëpunimit të mëhershme ishin mes MRKS-së dhe Komunës së Drenasit.
Në stadiumin "Rexhep Rexhepi", lojtarët e Klubit të Futbollit "Feronikeli", kryejnë përgaditjet dhe zhvillon ndeshjet./InfoKomuna/
Drenas: Nënshkruhet memorandum për ndërtimin e stadiumit "Rexhep Rexhepi"
Ministri i Kulturës, Rinisë e Sporteve, Kujtim Shala, dhe nënkryetari i Komunës, Arsim Haxhiu kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit për të finalizuar ndërtimin e stadiumit të qytetit "Rexhep Rexhepi".