Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, ka bërë përzgjedhjen e sportistëve me të dalluar për vitin 2015. Me këtë rast, kryetari i Komunës z. Nexhat Demaku ka përgëzuar të gjitha klubet dhe individet me të suksesshëm me rezultatet e arritura.
Demaku në fjalimin e tij ka thënë se viti që po lemë, ka qenë më i suksesshmi në sportin e Drenasit, në veçanti atë në futboll me rezultatet e klubit Feronikeli, po ashtu edhe klubet e tjera që Komuna jonë krenohet me këto rezultate dhe sukseset e tyre.
Ndërsa drejtori për Kulturë, Rini e Sport, z. Agron Dubovci ka thënë se Komuna është krenar me sukseset e juaja dhe do të vazhdojmë të jemi gjithmon afër jush duke ju përkrahur financiarisht e po ashtu edhe në krijimin e kushteve me të mira infrastrukturore sportive.
Juria në perberje prej Shpend Bogiqi, kryetar, ndërsa anëtar , Fatmir Gashi, Agim Thaqi, Mehdi Ademi dhe Bekim Dobra, të cilët kanë bërë përzgjedhjen e me të mirëve të këtij viti.
Sportisti i vitit 2015 është shpallur:
1. Behar Maliqi Futbollist në KF Feronikeli
2. Hazir Asllani Shigjetar në KSH Feronikeli
3. Haxhi Sahala futbollist në KF Feronikeli
4. Liridona Kurrumeli volejbolliste në KV Drenasi
5. Getoar Bujupi hendbollist në KH Drenica
6. Rukije Muja volejbolliste në KV Drenasi
7. Afrim Bazaj bokser në KB Drenasi
8. Kaltrina Fejza volejbolliste në KV Gryka
9. Kaltrina Ramabaja hendbolliste në KH Drenica dhe
10. Fatmir Rruku shahist në KSH Feronikeli.
Ndërsa ekipi më i mirë është zgjedhur Klubi i Futbollit Feronikeli.
Trajneri më i mirë Gani Sejdiu KF Feronikeli
Punëtori sportiv Abedin Mehani KV Drenasi
Referi më i mirë Hajriz Hajdari Super liga e Kosovës
Nga shpresat u zgjodhen: Lauresa Hoxha KV Drenasi dhe Sali Islami KB Drenasi.
Pedagogët me të suksesshëm u zgjodhën: Zeqir Hasi Gjergj Katrioti Skënderbeu- futboll
Elmi Zymeri Gjergj Katrioti Skënderbeu volejboll
Pionier sportiv janë zgjedhur: Lorent Gjylani dhe Bejtë Rexhepi
DKRS-ja ju ndau mirënjohje edhe veteranëve të sportit:
Mehdi Bardhi, Ymer Dubovci dhe Salih Heta
Post mortum ju nda mirënjohje Hashim Mala.