Istogu është themeluar si klub në vitin 2004, në vitin kur Kosova u pranua me të drejta të kufizuara në Federatën Evropiane të Hendbollit dhe kur klubet e Kosovës fituan të drejtën të garojnë në kupa evropiane, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas drejtuesve të klubit, hendbolli i femrave më herët nuk është luajtur në mënyrë të organizuar në këtë qytet. Në klub, që prej themelimit të tij, është Faruk Shala, që zyrtarisht mban postin e trajnerit. Por ai kryen thuajse të gjitha punët në klub.
Në klub jam prej vitit 2004, prej themelimit. Ishim tre profesorë që e themeluam klubin dhe në fillim kishte një kryesi, që qëndroi rreth dy vjet. Prej vitit 2006 për klubin kujdesem thuajse i vetëm. E kam një kryesi që më ndihmon nga pak, por shumicën e punëve i kryej unë, ka treguar Shala./KohaDitore/
Istogu po shndërrohet në qendër të rëndësishme të hendbollit të femrave
Një klub i formuar vonë po synon që shpejt të marrë primatin në hendbollin kosovar të femrave. Tek Istogu presin që në edicionin 2016/17 të sigurojnë plasmanin që për vitin tjetër do t'iu garantonte paraqitje në gara evropiane, për herë të parë në histori të këtij klubi.