Duke i uruar për fitimin e kupës nënkryetari Lulzim Blakaj ju ofroj përkrahje edhe mbështetje nga komuna edhe në të ardhmen.
Ne si komunë kemi qenë të gatshëm dhe vazhdojmë të jemi të gatshëm të jupërkrahim dhe të ju dalim në ndihmë brenda mundësive tona. Ju jenishembull dhe motiv për gjeneratat e reja të komunës së Istogut dhe mëgjerë tha nënkryetari Lulzim Blakaj.
Ndërkaq Faruk Shala,trajner i klubit të hendbollit për femra falënderoj komunën e Istogutpër përkrahjen që ju është dhënë gjatë këtij edicioni si dhe kërkojpërkrahjen e komunës edhe në të ardhmen për arsye se klubi do të jetëpjesë e garave ndërkombëtare gjatë edicioneve të ardhshme.
Klubi i kadetëve të hendbollit të komunës së Istogut është shpallur kampione e Kosovës e edicionit 2016-2017 në kategorinë U-17 ,në ligën e kadetëve. /InfoKomuna/