Po ashtu, në këtë takim është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, qëllimi i të cilit është mbështetja financiare e projektit Faza Përfundimtare e Ndërtimit të Palestrës së Sportit në Komunën e Istogut. Ky projekt ka vlerë financiare prej 600 mijë euro.
/InfoKomuna/
Ndahen mjetet financiare për ndërtimin e palestrës sportive
Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, ka pritur sot në takim Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, me të cilin bisedoi për projektet e përbashkëta në fushën e kulturës, sportit dhe rinisë.