Komuna e kaçanikut ndan subvencionet për klubet sportive

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi nënshkroi marrëveshjet e para me përfituesit e subvencioneve të ndara nga Komuna e Kaçanikut për Kulturë Rini e Sport.

Në bazë të rregullores për subvencionimin e organizatave dhe klubeve sportive të bazuara në thirrjen publike, janë ndarë 36 mijë e 100 euro për implementimin e projekteve të ndryshme në kulturë, rini e sport.

Kryetari Ilazi, tha se kjo ndarje buxhetore është bërë duke u bazuar në planprogramin e tij qeverisës për të përkrahur në mënyrë të vazhdueshme aktivitetet kulturore e sportive.

Kryetari Ilazi uroi përfituesit e subvencioneve ndërsa i uron ata për suksese të reja gjatë vitit 2017.

/InfoKomuna/