Të rinjët kaçanikas depërtojnë në futbollin ndërkombëtarë

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi ka përcjellur nga afër aktivitetet që janë realizuar në kuadër të kampit stërvitor të organizuar nga FC Odense dhe AF New Star i cili ka zgjatur tri ditë.

Kryetari Ilazi i uroi të rinjët për sukseset e mëtejme, ndërsa shtoi se ky aktivitet sportiv është një moment shumë i favorshëm për të rinjët që shprehin talentin e tyre në futboll, duke i uruar atyre që në të ardhmen të bëhen pjesë e formacioneve të ndryshme të futbollit. Nga ana tjetër nënkryetari i Federatës se Futbollit te Kosovës Agim Ademi u tha të rinjëve se treva e Kaçanikut ka dhënë shumë emra të futbollistëve të njohur, andaj edhe nga të rinjët kërkoi që të angazhohen për sukseset e reja në fushën e futbollit. Shumë të rinjë talent të futbollit janë testuar nga trajnerët FC Odense Kim Engtsrom dhe Rasmus Ringard, ndërsa në fund u zgjodhën katër talent të rinjë të cilët do të vazhdojnë testimet e mëtejme në FC Odense të Danimarkes nga superliga daneze. Të rinjët e përzgjedhur janë: Elion Berisha, Eurent Krasniqi, Veton Tusha dhe Riad Murseli./InfoKomuna/