Drejtorja për Kulturë, Rini dhe Sport në Kamenicë, znj. Venera Dërmaku Rexha, tha se ndjehet e lumtur që më në fund po përmbushet edhe një premtim i Kryetarit Begzad Sinani duke përfunduar punimet finale në Palestër të Sportit dhe njofton sportistët e komunës tonë se nga dita e Hënë e javës së ardhshme do të filloj punën firma e kontraktuar.
ndërsa në vjeshtën e këtij viti Palestra Sportive do të jetë e gatshme për aktivitete sportive, me çrast edhe e falënderon MKRS-në për mbështetjen e dhënë në realizim të këtyre punimeve./InfoKomuna/
Kamenicë: Fillojnë punimet për rregullimin e palestrës sportive
Sot, Komunën e Kamenicës e vizitoi përfaqësuesi i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Refki Osmani, i ngarkuar me punimet rreth përfundimit të fazës së fundit të ndërtimit të palestrës së sportit në Kamenicë.