Reprezentuesi Shtetëror i Republikës së Kosovës në karate Orges Arifi është nënkampion i ri Ballkanik në garat për senior deri në 60 kg që u mbajtën në Stamboll.
Karateisti Orges Arifi, rrëmbeu medaljen e argjendtë në Kampionatin Ballkanik.
Karateisti nga Prishtina e bënë krenar edhe njëherë Kosovën me edhe një medalje edhe një sukses për Kosovën.
Sukseset e Kosovës në sportet individuale, veçanërisht në ato luftarake nuk kanë të ndalur.
Në këto gara, tri medalje për Kosovën në gara individuale për senior u fituan nga përfaqësuesit e Klubit Ippon.
Fortesa Orana - kampione ballkanike kategoria mbi 68 kg.
Orges Arifi nënkampion ballkanik 60 kg
Blodin Pakashtica - nënkamion ballkanik 75 kg. /InfoKomuna/