Kryetari Ahmeti e ka vlerësuar këtë projekt si shumë të rëndësishmë për rininë dhe sportin lipjanas.
Uroj qytetarët e Lipjanit për këtë fusha sportive, e sidomos dashamirët e sportit të tenisit dhe basketbollit të cilët deri më tani nuk kanë pasur një infrastrukturë të tillë për të ushtruar këto lloje të sportit, tha krytari Ahmeti.
Me anë tëkëtij projekti që pritet të realizohet afër stadiumit të qytetit tëLipjanit do të ndërtohen fusha e tenisit, basketbollit si dhe një fushëpër futboll të vogël. Po ashtu do të ndërtohet edhe infrastrukturapërcjellëse ku përfshihet edhe ndërtimi i parkingut, këndit të lojëravepër fëmijë, vendosja e ulëseve dhe shportave për mbeturina si dhembjellja e drunjëve derkorativ.
Vlera e përgjitshme për realizimin e këtij projekti është 214,389.36 euro. /InfoKomuna/