Malishevë, inspektohen punimet në stadiumin e qytetit

Stadiumi i qytetit në Malishevë, pritet të bëhet gati për sezonin e ri të garave, ku ekipi i futbollit nga Malisheva, garat do ti zhvilloj në këtë stadium e jo në stadiume të komunave fqinje.

Po ashtu, është duke u punuar ne ndërtimin e shtigjeve të atletikës. Këto punime sot i kanë inspektuar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku dhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Blerta Krasniqi.

Punimet janë duke vazhduar me intensitet të lartë që renovimi dhe përgatitja e stadiumit të jetë i gatshëm sa më shpejt që është e mundur, në mënyrë që të jetë në funksion për sezonin e ri në garat e futbollit. Aktualisht po punohet në përgatitjen e fushës.

Po ashtu, në të njëjtën kohë, në këtë stadium po punohet edhe në ndërtimin e shtigjeve të atletikës, ku do të mund të zhvillohen garat në atletikë dhe do të jetë njëri nga stadiumet e rralla në vend, qo do të ketë edhe shtigjet e atletikës.

Mazreku e Krasniqi, janë ndarë të kënaqur me ecurinë e deritanishme të punimeve në renovimin dhe përgatitjen e stadiumit, dhe kanë kërkuar që çdo gjë që punohet me standarde, përfshi edhe terrenet për atletikë, në mënyrë që të mund të zhvillohen të gjitha garat.
/InfoKomuna/