Nënkryetari Mazreku priti reprezentuesin e Kosovës, Lirim Kastrati

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku dhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Blerta Krasniqi, e kanë pritur sot në një takim, anëtarin e reprezentacionit të Kosovës në futboll, Lirim Kastrati, të cilin e kanë përgëzuar për paraqitjen e mbrëmshme në ndeshjen mes Kosovës dhe Letonisë, ku Kastrati, ishte vendimtar në këtë fitore.

Mazreku, e ka uruar Kastratit, që të ketë suksese të mëtutjeshme në futbollin profesionist, transmeton InfoKomuna.

"Prezantimi juaj në ndeshjen e mbrëmshme, doli të jetë vendimtar për fitoren eKosovës, kundër Letonisë, pasi ishte ai depërtim, i cili edhe e vendosifatin e ndeshjes", tha Mazreku.

Ai më pas, e ka përgëzuar edhepër paraqitjet e tij në arenën ndërkombëtare, duke e vlerësuar si njëringa yjet më me perspektivë të futbollit kosovar.

Edhe drejtoresha Krasniqi e ka përgëzuar futbollistin Kastrati, i cili edhe përkundërmoshës së re, ka një paraqitje të shkëlqyer në futbollin profesionist në Itali, sikur që është prezantuar shkëlqyeshëm në të gjitha paraqitjetpër reprezentacionin e Kosovës.

"Ju na bëni krenar neve si Malishevë", i ka thënë drejtoresha Krasniqi, futbollistit të ri, Lirim Kastrati.

Nga ana tjetër, Lirim Kastrati, i ka falënderuar nënkryetarin Mazreku dhedrejtoreshën Krasniqi, për pritjen dhe për vlerësimin që i bënë atij dhe të gjithë futbollistëve malishevas, që luajnë në kampionatet e huaja./InfoKomuna/