Ndonëse zyrtarë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në vizitën e bërë në muajin shkurt i premtuan inspektorit Borno se renovimi do të nisë shpejt, punët në stadium ende nuk kanë filluar. Edhe të hënën zyrtarët e MKRS-së nuk kanë dhënë ndonjë datë të saktë se kur do të nisin punimet, por thonë se ato do të përfundojnë më 1 qershor.
Se kur do të nisin saktë punimet nuk e dinë as në Federatën e Futbollit të Kosovës që është pjesëmarrëse në investime me rreth 600 mijë euro, kurse një milion euro do të ndajë nga buxheti i saj MKRS-ja.
Investimet në "Adem Jashari" janë më se urgjente për faktin se ky është stadiumi i vetëm që mund të plotësojë kriteret e kategorisë së dytë, përkatësisht i vetmi që me renovim mund të bëhet gati për verë (qershor), që klubet kosovare të fitojnë të drejtën e paraqitjes në kualifikime për Champions dhe për Ligën e Evropës./KohaDitore/
Inspektori i UEFA-s gjen stadiumin në gjendje të njëjtë, të keqe
Inspektori i infrastrukturës i UEFA-s, Tyrge Borno, i ka bërë të hënën vizitë të re stadiumit olimpik "Adem Jashari" në Mitrovicë. Por këtë objekt gjigant e ka gjetur në gjendje të njëjtë, si në vizitën e kaluar, shkruan sot Koha Ditore.