Liga Ballkanike kërcënon Trepçën me largim

Një ditë pas debutimit të Trepçës në Ligën Ballkanike në basketboll, zyrtarët e kësaj lige nëpërmjet një letre kanë paralajmëruar largimin e skuadrës mitrovicase nga garat e edicionit 2016/17, shkruan sot Koha Ditore.

Skuadra e Trepçës të hënën mbrëma luajti në udhëtim kundër Tiranës në ndeshjen që i takoi Grupit B dhe humbi me rezultatin 78:66. Kjo ishte edhe ndeshja hapëse e edicionit të ri në BIBL dhe të dyja skuadrat po debutojnë këtë edicion në këtë ligë.

Në të vërtetë drejtori i BIBL-it, Shay Shtriks, ka shkruar se Trepça duhet të kërkojë falje zyrtare dhe po ashtu të dërgojë një letër që do të garantojë se të gjithë zyrtarët e kësaj lige: arbitrat, menaxhmenti dhe kundërshtarët do të jenë të sigurt dhe do të largohen të sigurt nga Mitrovica.