Mitrovicë: Bahtiri premtoi mbështetje për Klubin Atletik “Trepça”

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka pritur përzgjedhësin e Kombëtares U16 të Kosovës në atletikë dhe kryetrajner i Klubit të Atletikës “Trepça”, Mustafë Rrustemi, me të cilin ka biseduar për gjendjen në atletikën e vendit dhe të klubit ku është kryetrajner.Në takim ishte i pranishëm edhe drejtori i administratës së Përgjithshme të Komunës, Gani Rrustemi

Rrustemi, i cili është fitues i çmimit për vepër jetësore në sport “Lah Nimani”, e njoftoj kryetarin Bahtiri për situatën aktuale në të cilën punojnë atletët e Kosovës dhe vështirësitë në punën e KA “Trepça”.

Ai tha se atletika në Kosovë në përgjithësi ballafaqohet me probleme të shumta, por në veçanti tha se këto probleme janë më të shprehura në klubin atletik ku ai është kryetrajner.

“Përveç probleme të shumta që kemi pas, tani na është shtuar edhe ai shfrytëzimit të stazës për ushtrimin e atletëve, pasi që menaxherët e Stadiumit “Adem Jashari”, po kërkojnë mjete për të shfrytëzuar këtë stazh, mjete ët cilat ne nuk i kemi, pasi që janë të pamjaftueshme ato që ne na i ndanë komuna për çdo vit. Për këtë arsye kam ardhur sot të kërkojë mbështetjen tuaj”, i tha Rrustemi kryetarit Bahtiri.

Kryetari Bahtiri i tha Rrustemit se i kupton mirë problemet me të cilat ballafaqohet në përgjithësi Klubi Atletik “Trepça”, por edhe klubet tjera sportive të qytetit, në mungesë të kushteve për punë dhe funksionim.

“Fatkeqësisht, gjendja e rëndë ekonomiko-financiare e komunës, po reflektohet negativisht në punën dhe organizmin e të gjitha klubeve sportive, por edhe në të gjitha fushat tjera të jetës e punës. Megjithëkëtë, ne do të bëjmë përpjekje që të ju ndihmojmë materialisht, por edhe duke ndërmjetësuar tek ata që janë përgjegjës për stadium, që të ju mundësoj ushtrimet dhe garat pa pagesë”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri. /InfoKomuna/