Mirënjohje për sportistët Ilir Avdyli dhe Festina Curri

Klubi "Shkëndija" nga Tetova, klub ky i cili përfaqëson shtetin e Maqedonisë, është themeluar në vitin 1979 dhe sukseset e këtij klubi tanimë nuk kanë të ndalur.

Ne si Kosovë e sidomos si Komunë e Obiliqit, kemi nderin sepse në këtë klub kemi qytetarin e komunës tonë Ilir Avdyli, i cili është në rolin e portierit dhe po na nderon në secilen ndeshje, prandaj kryetari Xhafer Gashi, sot priti në takim zotin Avdyli, duke nderuar me mirënjohje.
E po ashtu Iliri dhuroi fanelen e ekipit "Shkëndija" për zotin Gashi. Në këtë ditë mirënjohje u nda edhe për klubin "Besa" përkatësisht për Festina Curri, e cila mori medaljen e bronzit, në garat në Turqi. "Kur njerëzit e duhur janë në vendet e duhura, sukseset asnjëher nuk mungojnë.
Edhe zoti Gashi duke respektuar premtimet e tij, po gëzon sot sukseset e Rinisë e Sportit, duke u nderuar në radhë të parë nga vet rinia e sportistët, e pastaj nga të gjithë qytetarët.
Suksese.
/InfoKomuna/