E pranishëm në këtë ceremoni të hapjes zyrtare të këtij aktiviteti ishte Drejtoresha e DKRS-së, Arba Mirena, i cila uroj organizatorët për këtë aktivitet dhe u shpreh se: "Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, vazhdon të ketë në fokus rritjen e aktiviteteve sportive e rinore në Obiliq."
Java e Aerounatikës do përcjellet me aktivitete të shumta katër ditore dhe po realizohet në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Obiliqit dhe Federatën Aerounatike të Kosovës.
U hap Java e Aeronautikës së Kosovës
Nën organizimin e klubit “Shqiponjat e Kastriotit”, me rreth 80 nxënës pjesëmarrës nga Gjimnazi "17 Shkurti" dhe SHMLP "Ismail Dumoshi", sot u bë hapja e Javës Aeronautike të Kosovës duke prezantuar aktivitetet aeronautike që ky klub ofron dhe duke ju mundësuar të rinjve të njohin nga afër këtë lëmi sportive të veçantë.