Majlindës i organizohet pritje madhështore nga KFOR-i

Drejtori sportiv në Federatën Kosovare të Xhudos, trajneri Driton Kuka, bashkë me olimpisten e artë Majlinda Kelmendi, janë pritur nga komanda e KFOR-it italian në Pejë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Kuka, i cili tha se pritja ishte madhështore.

“Komanda e KFOR-it në Pejë e komanduar nga Italia, organizoi pritje madhështore për Kampionen Olimpike ani pse në finale Majlinda mposhti bashkëvendësen e tyre”, ka shkruar Kuka në Facebook.

“Ju falënderuam forcave të KFOR-it për kontributin e tyre për shtetin tonë! Grazie Colonnello Giovanni Giagheddu”, ka përfunduar Kuka.