Peja arrin fitoren e parë në FIBA Europe Cup

Peja ka fituar në xhiron e dytë të Grupit G në FIBA Europe Cup, duke shënuar triumfin e parë në histori në këtë garë.

Klubi pejan ka mposhtur Petrolina AEK-un e Qipros me rezultat 87:82.

Reed ishte basketbollisti më efikas me 23 pikë të shënuara.

“Shqiponjat” tani pas dy ndeshjeve kanë tri pikë, aq sa ka edhe Gazientepi. I pari në këtë grup është Cluj Napoca që ka dy fitore, e Petrolina e fundit me dy humbje.