Peja, klubi i vetëm nga Kosova që nis me fitore Ligën Ballkanike

Atë që s’e bënë Prishtina, Trepça e Bashkimi, e ka bërë Peja në xhiron e parë të sezonit të ri në Ligën Ballkanike. Klubi pejan është i vetmi nga Kosova që ka fituar në xhiron e parë të Ligës Ballkanike.Në Grupin B, Peja mposhti MKK Feni Industries me rezultat 82:73.

Në Karagaçi pejanët fituan tri periudhat e para që i mjaftuan për të krijuar epërsi të mjaftueshme për të fituar.