Pas barazimeve në ndeshjet e para gjysmëfinale, si Besa ashtu edhe Llapi në ndeshjet e kthimit, që janë vendimtare do të luajnë në shtëpi. Besa e pret në Pejë skuadrën e Trepçës, me të cilën luajti 2:2 në Mitrovicë, derisa Llapi e pret në Podujevë skuadrën e Drenicës, pas barazimit pa gola në Skenderaj. Të dyja këto ndeshje gjysmëfinale do të luhen të mërkurën (sot) prej orës 15:00.
Derisa Besës i mjafton një barazim pa gola apo edhe 1:1 për të avancuar në finale, Llapit barazimi pa gola i mjafton vetëm për të siguruar kohën shtesë, ndërsa barazimi me gola të shënuar për llapjanët nënkupton eliminimin.
Gjysmëfinalja në Podujevë, ndeshje e vitit
Besa dhe Llapi po shpresojnë që të përballen në finalen e Kupës së Kosovës në futboll, që do të zhvillohet në ditët e para të muajit qershor. Por, për të prekur finalen, këto dy skuadra duhet të kalojnë me sukses fazën gjysmëfinale, shkruan sot Koha Ditore.