Kush është Engjëll Havolli, talenti llapjan që po “çmend” gjermanët

Numri i talentëve kosovarë në Gjermani po rritet dita ditës. I tillë është edhe talenti llapjan Engjëll Havolli.

Havolli, i lindur në vitin 2003, në Augsburg të Gjermanisë, luan momentalisht për klubin TSV Schwaben Augsburg, që garon në Ligën Regjionale të Bayernit.

Për Engjëllin dhe moshën e tij numrat flasin në favor. Ai është i gjatë 1.93 centimetra, ndërsa peshon 90 kilogramë. Pozita e tij është qendërmbrojtes, ndërsa së fundmi është ftuar nga reprezentacioni i Republikes së Bajernit që të luaj në UEFA Regional Cup, kompeticion ky që do të mbahet në Spanjë prej datës 07 deri me 17 qershor.

Duket se Engjëlli e ka me traditë talentin e tij për sportin e bukur, shkruan Raporto24. Ai rrjedh nga një familje sportistësh. Babai i tij Xhavit Havolli ishte ish futbollist i Llapit dhe Ramiz Sadikut në Ligen e Dytë të ish Jugosllavisë.

Talenti llapjan premton t’i ndjek hapat e babait, por ky në arenën europiane të futbollit.

Shpresojmë që ta shohim Engjëllin shpejt në njëren nga ekipet elitare të futbollit europian dhe i dëshirojmë suksese në kupën e UEFA-s në Spanjë.

https://www.uefa.com/regionscup/news/0280-17b45052a463-c3d76e3a76c6-1000–uefa-regionen-pokal-2023-spiele-der-endrunde/