Llapi po fiton ndeshje pas ndeshjeje, madje edhe kundër skuadrave më të forta, shkruan sot Koha Ditore.
"Jam i bindur se do të jemi në vendin e parë ose të dytin dhe do ta fitojmë Kupën", shpreh optimizmin trajneri Batatina. Skuadra që e udhëheq, aktualisht është në pozitën e tretë me 32 pikë, dy më pak se liderja, Prishtina, dhe një më pak se Trepça '89.
Rezultatet e arritura nga Llapi për trajnerin Batatina nuk janë befasuese. Thotë se janë arritur me punë të madhe në të gjitha aspektet. Shton se skuadra e tij është duke e bërë lojën më të bukur në Superligë.
Llapi po mendon për Evropë
Trajneri Tahir Batatina ka më shumë se një vit që thotë se me Llapin do të bëjë gara në Evropë. Është i bindur se këtij qëllimi do t'ia arrijë. Dhe, sinjalet janë të mira.