Llapit i kthehet futbollisti që i la në vjeshtë

Nëse Llapi arrin ta fitojë Kupën e Kosovës përballë Besës, në radhët e veta për kualifikimet në Ligën e Evropës, do ta ketë edhe ish-kapitenin, Benjamin Eminin, i cili ka vendosur të kthehet te skuadra me të cilën u nda në fillim të edicionit pranveror.

Mesfushori i Llapit që momentalisht është në Gjermani, ka luajtur në liga më të ulëta gjermane, ndërsa në Kosovë do të kthehet më 25 maj, për t’iu bashkuar përsëri llapjanëve.

Në gjysmësezonin e parë, Emini ka shënuar vetëm një gol përballë Hajvalisë.