Tri garuese të Judos nga "Llapi" sjellin në Podujevë tri medalje nga Peja

Gentiana Mani, Elona Lushtaku dhe Genjtola Mani garuese të Klubit të Judos “Llapi” të cilat sot morën pjesë në kampionatin individual të Kosovës për Senior në Xhudo në Pejë nuk janë kthyer thatë për në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Së bashku të trija në Podujevë sollën tri medalje të cilat i fituan në garën individuale.

Meqin më të vështirë e kishte Gentiana Mani e cila në finale u radhit e dyta në kategorinë e saj. Ndërsa Gentjola Mani me vendin e dytë dhe Elona Lushtaku të tretin në kategorinë e saj.