Është përuruar këndi i lojërave dhe fitnesi i jashtëm në parkun e Arbërisë

Drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova, ka njoftuar se kanë bërë përurimin e këndit të lojërave dhe fitnesit të jashtëm në parkun e Arbërisë.

Postimi i plotë nga drejtori Rugova:

Bashkë me kolegët nga Drejtoria për Sport dhe Drejtorin e Shkollës "Mehmet Gjevori", Arsim Gashi, përuruam këndin e lojërave dhe fitnesin e jashtëm për fëmijë në parkun e bukur të Arbërisë.

Ky park dhe ky fitnes është në shërbim të të gjithë fëmijëve, për ta bërë Prishtinën qytet të sportit.

Fëmijë të shëndoshë dhe aktiv - e ardhme e sigurt dhe e ndritur.

Prishtina – Qytet i Sportit!