Filluan punimet për ndërtimin e tribunës te stadiumi "Ramiz Sadiku”

Kryetari i Kryeqytetit, Perparim Rama, ka njoftuar se, sot, kanë filluar punimet për ndërtimin e tribunës te stadiumi "Ramiz Sadiku".

Postimi i plotë i kryetarit Rama:

Një lajm fantastik për futbolldashësit!

Filluam punimet për ndërtimin e tribunës te stadiumi "Ramiz Sadiku", me kapacitet 500 ulëse dhe me një infrastrukturë përcjellëse super moderne, me zhveshtore toalete, fitnes, zyre për klube dhe byfe.

Bashkë me nënkryetarin Alban Zogaj, drejtorin e sportit Granit Rugova vizituam punimet që po bëhen në realizimin e këtij projekti.

#prishtinapraktike