Kjo fushë është renovuar me qëllim që të shërbejë si një hapësirë sportive për nxënësit e shkollës dhe banorët e lagjes.
Lagja Kodra e Trimave ka një histori të pasur në prodhimin e sportistëve elitë, dhe ne ndiejmë se është përgjegjësia jonë të investojmë dhe të përmirësojmë infrastrukturën sportive për të mbështetur dhe nxitur talentet e reja.
Prishtina, qytet i SPORTIT.
Inaugurohet Fusha e Jashtme Sportive pranë shkollës "Zenel Hajdini" në Lagjen Kodra e Trimave
Nga Drejtoria e Sportit në Kryeqytet, kanë njoftuar se sot, ishin në Lagjen Kodra e Trimave, pranë shkollës "Zenel Hajdini", ku bashkë me Drejtoreshën e shkollës, mësuesit, qytetarë të lagjes dhe asambleisten Arbnore Ajeti, inauguruan renovimin e Fushës së Jashtme Sportive.