“Në Prishtinë nga 28 Nëntori deri më 3 Dhjetor, do të organizohet eventi më i madh ndërkombëtar në futsal.
Kryeqyteti Prishtina do të jetë nikoqire e “Elite Round - UEFA Champions League”, e gjithë kjo falë rezultateve dhe punës së kampionit të Kosovës FC Prishtina 01.
FC Prishtina 01 do të përballet me dy ish kampionet e Ligës së Kampionëve në futsal, Benfica dhe Kairat, dhe sllovenët e Dobovec, 6 herë kampion në Slloveni.
Forca Prishtina!” – ka shkruar kryetari Rama.
Kryetari Rama priti në takim kampionët në futsal të “FC Prishtina 01”
Kryetari i Kryeqytetit, Perparim Rama, ka njoftuar se me shumë kënaqësi ka pritur në takim kampionët tanë në futsal, lojtarët e ekipës FC Prishtina 01.