Përfundoi edicioni i gjashtë i turneut të verës në futboll i mbajtur në Kryeqytet

Ka përfunduar edicioni i gjashtë i turneut të verës në futboll i mbajtur në Kryeqytet, organizim ky i pari i këtij lloji në Republikën e Kosovës.

Për katër ditë me radhë përjetuam shumë emocione, duke shikuar futboll në sheshin Skënderbeu,  ku morën pjesë 24 ekipe të futbollit të ndara në dy kategori, 16 ekipe të seniorëve dhe 8 ekipe në kategorinë U13.

Në 36 ndeshje janë shënuar 144 gola, mesatarisht çdo natë janë regjistruar 3000 shikues në ndeshje.

Mysafirë special si gjithmonë edhe në këtë edicion ishin fëmijët nga Down Syndrome Kosova.