Bashkimi është mysafir i skuadrës bullgare në ndeshjen e xhiros së tretë të Grupit A në Ligën Ballkanike që zhvillohet të martën (sot, 17:00), shkruan sot Koha Ditore.
Beroe i prin grupit me katër pikë pas dy fitoreve, derisa Bashkimi ka dy humbje në po aq ndeshje. Ekipi bullgar në xhiron e parë të këtij edicioni në shtëpi mposhti kampionen e BIBL-it Sigal Prishtina për dy edicionet e fundit.
Skuadra nga Prizreni dy humbjet i ka regjistruar prej ekipeve nga Maqedonia, Kozhuvi dhe Kumanova. Për Bashkimin ky është edicioni i dytë në këtë garë. Ekipit prizrenas për ndeshjen me ekipin bullgar i është kthyer Marko Popoviq, që ishte i lënduar.
Bashkimi niset drejt Bullgarisë për fitoren e parë
Skuadra e Bashkimit e ka parasysh se do ta ketë vështirë kundër Beroes, por plejmejkeri i ekipit prizrenas Kejuan Johnson është optimist para kësaj përballjeje.