Skuadra e tyre, Bashkimi, kishte përkrahje të madhe nga tribunat, shkruan sot Koha Ditore. Ndeshjen e luajtur në pranverën e vitit 2001 në palestrën Sezai Surroi në Prizren e përcollën rreth 3.000 shikues.
Bashkimi, i udhëhequr në parket nga shkodrani Gjeçaj, fitoi 93:83 ndaj Pejës. Ishte fitore historike për kohën. Historike mbetet ende.
Me atë fitore Bashkimi fitoi Kupën e Kosovës për edicionin 2000/2001. Ai trofe vazhdon të mbetet i vetmi i skuadrës prizrenase në basketbollin kosovar. Bashkimi së bashku me Prishtinën, Pejën e Trepçën formon katërshen e madhe të basketbollit kosovar./KohaDitore/
Bashkimi numëron 15 vjet pa trofe
Bledar Gjeçaj shënonte herë për dy e herë për tri pikë. Thjesht, ishte i pandalshëm. Ndeshjen e mbylli me 35 pikë të realizuara. Artan Kurti i shtoi 15 pikë, Valentin Spaçi 14, ndërsa Florim Lubovci 13.