Bashkimi pret të bëjë hapin e radhës drejt finales

Të obliguar të luajnë edhe dy ndeshje, te Peja janë të interesuar që sa më shpejt t'i japin fund edicionit që me shumë gjasa është më i vështiri prej themelimit të klubit, shkruan sot Koha Ditore.

Pasi të shtunën humbi ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit, nga Bashkimi në Prizren, Peja të martën (sot) në "Karagaçi" e pret Bashkimin në ndeshjen e dytë.

Takimi nis në orën 17:00, ndërsa ndeshja e tretë, që po ashtu luhet në Pejë, pritet të zhvillohet menjëherë të enjten. Për të kaluar në finale, skuadra duhet të regjistrojë tri fitore, ndërsa Peja tashmë është e dorëzuar.

Peja ka mbetur me vetëm shtatë lojtarë për shkak të krizës së thellë financiare. Prej tyre njëri është i huaj, ndërsa gjashtë të tjerët janë lojtarë të rinj pejanë. Gjysmëfinalja e parë në Prizren përfundoi me shifrat 116:87 në të mirë të vendasve.