"Prevalla 2017", gara e parë malore e këtij viti

Rruga Prevallë – Mushnikovë, të shtunën dhe të dielën, në disa intervale kohore në periudhën prej orës 10:00 deri në ora 16:00m do të jetë e mbyllur për veturat civile.

Në fundjavë zhvillohet gara e parë e disiplinës malore për kampionatin sivjetmë të Kosovës në automobilizëm “Prevalla 2017”, e cila i dedikohet veteranit të automobilizmit kosovar, Ramiz Bale.

Prevalla është një shteg mjaft atraktiv për garuesit, ndërsa tradicionalisht edhe shikueshmëria ka qenë e madhe, prandaj kështu pritet të jetë edhe në këtë javë.

Auto Klubi Prizreni D&G dhe Federata e Auto Sportit e Kosovës i kanë bërë përgatitjet e duhura për garë. FASK-u është pajisur edhe me leje nga Ministria e Infrastrukturës që rruga Prevallë – Mushnikovë, të shtunën dhe të dielën, në disa intervale kohore në periudhën prej orës 10:00 – 16:00 do të jetë e mbyllur për veturat civile.

/InfoKomuna/