Ndërkaq, Përparim Dushi sivjet do të garojë në kategorinë e dhjetë, pasi që nga kjo fundjavë do të paraqitet me një bolid shumë atraktiv.
Pas garës rrethore që u zhvillua dy javë më parë në Gjakovë, automobilistët kosovarë në këtë fundjavë do ti nisin edhe sfidat e tyre në disiplinën malore, ndërsa gara e parë e këtij lloji zhvillohet në shtegun mjaft atraktiv të Prevallës.
Ndryshe nga gara e parë, në të cilën munguan disa garues, në Prevallë pritet edhe më tepër masovitet, ndërsa vetë natyra e garës premton rivalitet dhe interesim të madh.
Edhe në kategoritë tjera do të zhvillohet betejë e ashpër për plasman sa më të mirë.
Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK) i ka bërë të gjitha përgatitjet me qëllim që gara të ketë rrjedhë sa më të mirë, ndërsa në ndihmë të saj do të jenë edhe institucionet përkatëse, duke filluar nga Policia e Kosovës, Ndihma e Shpejtë dhe Zjarrfikësit.
Paraqitja në garë fillon që nga ora 9:00, ndërsa gara pritet të përfundojë në orën 16:00. Për këtë arsye, rruga në aksin Prizren Brezovicë gjatë zhvillimit të garës do të jetë e mbyllur, por gjithsesi do të lirohet në periudha të shkurtra për kalimin e veturave civile.
Prevalla, arena e fundjavës së garave automobilistike
Bardhyl Canolli, i cili në Gjakovë e pati kohën më të mirë, ka bërë investime të mëdha në BMW-në e tij, prandaj pritet që edhe në Prevallë të jetë në qendër të vëmendjes në kategorinë e nëntë, ku gjithsesi konkurrenca është shumë e madhe.