Sportistët, tifozët dhe gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit do ta gëzojnë këtë projekt që po realizohet sipas standardeve të UEFA-së, në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës.
Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Adem Morina, shikoi nga afër rrjedhën e punimeve në këtë arenë sportive, që po kryhen sipas planifikimit të paraparë, ku, aktualisht po vendoset bari artificial cilësor.
Në këtë ambient të bukur, shumë afër qytetit të Prizrenit, është vendosur stadiumi në të cilin do të zhvillohen ndeshje e gara të të gjitha kategorive në futboll.
Stadiumi i futbollit në Gjonaj drejt finalizimit
Po shkon drejt finalizimit stadiumi i futbollit në Gjonaj të Komunës së Prizrenit.