Dueli Rahoveci-Trepça e hap xhiron e XI-të të Superligës së Kosovës

Me ndeshjen Rahoveci – Trepça që do të zhvillohet të premten me fillim nga ora 19:00 do të nis java e 11-të e Superligës së Kosovës në basketboll. Mitrovicasit vlerësohen favoritë karshi debutuesit të elitës së basketbollit kosovar në ndeshjen që do të luhet në palestrën “13 Qershori” në Therandë.

Ndërkaq të shtunën në program janë dy ndeshje, ku Sigal Prishtina do të ballafaqohet me Vllaznimin në Gjakovë duke filluar nga ora 16:00, kurse Bashkimi është nikoqire e Golden Eagle Yllit, takim ky që do të zhvillohet me fillim nga ora 19:00 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Të dielën në program është vetëm një ndeshje, ku Kerasan Prishtina e pret Pejën, duel ky që do të luhet me fillim nga ora 14:00 në palestrën “Karagaci”.

Xhiroja e XI e Superligës së Kosovës:

E premte;

Rahoveci – Trepça                           19:00

E shtunë;

Sigal Prishtina – Vllaznimi              16:00

Bashkimi – Golden Eagle Ylli         19:00