“Në këtë projekt të bukur, të rinjtë dhe të rejat mund të zhvillojnë aktivitete sportive në futboll, në basketboll, në hendboll dhe në volejboll. Këtë fushë do ta shfrytëzojnë edhe nxënësit e mësimdhënësit e shkollës së fshatit.
Me ndërtimin e terreneve të reja sportive, Komuna e Rahovecit synon promovimin e sportit, të jetesës aktive dhe të shëndetshme, angazhimin e të rinjve me aktivitete fizike, si dhe konkurrencën e shëndetshme të garës.
Investimet në terrene sportive do të vazhdojnë edhe në vendbanime të tjera.” – tha ndër të tjera kryetari Latifi.
Filloi ndërtimi i fushës sportive në hapësirat e SHFMU “31 Marsi”, në Gur të Kuq
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se sot, me bashkëpunëtorë, në praninë e qytetarëve, mësimdhënësve dhe të nxënësve, filluan punimet për ndërtimin fushës sportive në Gur të Kuq, në hapësirat e ShFMU “31 Marsi”, një investim ky i mbështetur nga Komuna e Rahovecit, respektivisht nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.