Po vazhdon ndërtimi i fushës sportive në fshatin Malësi e Vogël

Po vazhdon me dinamikë të shtuar puna në ndërtimin e fushës sportive në fshatin Malësi e Vogël.

Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Rahovecit, Afrim Dina, së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë, Sarandë Salltëku, vizituan punimet e rregullimit të fushës sportive në Malësi të Vogël.

Me realizimin e këtij projekti, të rinjtë do të kenë infrastrukturë me standarde më të larta, ku do të rritet gama e aktiviteteve të tyre sportive.