Ai po ashtu tha se qëllimi i kësaj vizite është inspektimi i kësaj palestre sportive për të cilën u zotua se do të funksionalizohet në vitin 2018.
“Natyrisht që vizitova edhe objektin e sallës, një objekt që ka filluar, siç e tha edhe kryetari, po thuajse para 9 viteve për të cilin mund të them lirisht që në këto vitet e fundit ka pas neglizhim të punimeve por si do që të jetë ne kemi shtyrë procedurën e fundit dhe jemi në vlerësim të këtij projekti për fazën e fundit dhe besoj se në vitin 2018 kjo sallë do të jetë në shërbim të qytetarëve të komunës së Rahovecit dhe të gjitha atyre sportdashësve të cilët do ta shfrytëzojnë”, është shprehur Gashi.
Gashi po ashtu i ka ofruar mbështetje kryetarit të Rahovecit me investimet që do t'i bëjnë bashkërisht në pjesën e kulturës, trashëgimisë, dhe rinisë me projekte konkrete.
Gashi dhe Vehapi gjatë takimit që zhvilluan në objektin e komunës së këtij qyteti u dakorduan edhe për investimet që do të bëhen në stadiumin e qytetit, si dhe në fshatin Ratkoc dhe Krushë e Madhe.
Ndërsa, kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi tha se me ministrin, Kujtim Gashi biseduan për investimet që do të bëhen në fushën e sportit dhe kulturës.
Ai po ashtu tha se Gashin e ka njoftuar nga afër me gjendjen e objekteve sportive të kësaj komune, duke besuar që së shpejti ato do të jenë në shërbim të bashkëqytetarëve të tij.
“Biseduam për investimet në fushën e kulturës dhe sportit në komunën tonë, posaçërisht në projektet të cilat janë dike u punuar disa prej të cilave do të përfundojnë shpejt besoj me angazhimin e ministritë të ri. E njoftova ministrin me gjenden e cila është në këto objektet sportive, i cili premtoi dhe u zotua se këto projekte shumë shpejt do të përfundojnë”, tha Vehapi.
Të kujtojmë, palestra e sportit në komunën e Rahovecit ka filluar ndërtimin në vitin 2008 dhe është projekt i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.