Shtime, 31 dhjetor 2015 Komuna e Shtimes sot ndau çmimet për sportitstë më të dalluar të vitit 2015. Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport z. Fatmire Ferati theksoi se sporti në komunën e Shtimes gjatë këtij viti ka pasur zhvillim dhe rezultate të mira. Ndër sukseset e arritura gjatë këtij viti ajo përmendi edhe riaktivizimin e Klubit Hendbollit Vjosa (femrat).
Ndërkaq, kryetari i komunës së Shtimes, z. Naim Ismaili foli rreth rezultateve në fushën e sportit dhe shprehu përkrahjen lidhur me të, pa harruar që të falënderoi edhe donatorët që ndihmuan sportin në komunën e Shtimes. Sukseset e juaja na bëjnë krenar dhe janë ato me të cilat ne mund të mburremi. Këto vlera duhet të vazhdojmë të i kultivojmë në vazhdim e tutje dhe se komuna do vazhdoi të iu përkrahë dhe mbështes sepse rezultatet e juaja janë prezantim i vlerave të komunës sonë përfundoi, Ismaili.
Çmimi për sportistin e vitit iu dha Ardrit Miftarit nga KF Vjosa (meshkujt), kurse çmimi për punëtorin sportiv për vitin 2015 iu nda z. Xhevdet Hysaj, trajner në KF Vjosa
Sportistët më të dalluar për vitin 2015 janë zgjedhur:
Arben Brahaj KH Vjosa (meshkujt)
Shpëtim Shabani KH Vjosa (meshkujt)
Betina Mehmeti KH Vjosa (femrat)
Dardan Rashiti KF Vjosa
Vedat Ademaj KF Vjosa
Arbër Salihaj KB Vjosa
Erza Dauti SHPRS Salmoni
Eron Dauti- SHPRS Salmoni
Bahri Mehmeti, Astrit Dauti dhe Shaqir Shabani SHPRS Salmoni
Nuhi Hysiqi SHBA Guri i shtrejt
Arber Januzi SHBA Guri i shtrejt
Besmir Hyseni KB Vjosa
Bujar Tërshana, atlet
Butrint Ahmeti futbollist i ri dhe
Ard Tërshana futbollist i ri.