Memorandumet kanë për qëllim mbështetjen financiare për realizimin e projekteve Ndërtimi i Qendrës Rinore në Shtime në vlerë prej 250 mijë euro dhe Ndërtimi i Palestrës Sportive në Shtime në vlerë prej 220 mijë euro, investime të cilat parashihen të realizohen këtë vit.
Ministri Kujtim Shala, tha se Ministria përmes përkrahjes financiare të projekteve të ndryshme kapitale, po realizon politikat e planifikuara të Qeverisë, konkretisht të MKRS-së, në krijimin dhe përmirësimin e kushteve për të rinjtë dhe sportistë. Këto dy projekte do të shërbejnë në të mirë të qytetarëve të Shtimes me qëllim të ngritjes së cilësisë dhe plotësimit të kushteve për realizimin e aktiviteteve rinore e sportive.
Ndërkaq, kryetari i Shtimes, Naim Ismajli, shprehu falënderimin për Ministrin Shala dhe MKRS-në për përkrahjen e dhënë për komunën që ai drejton, duke theksuar se këto dy projekte janë jashtëzakonisht të dobishme për banorët e Komunës së Shtimes, sidomos për të rinjtë dhe sportistët, ngase ata do të kenë hapësirat e nevojshme për të kryer aktivitetet dhe realizuar qëllime e tyre./InfoKomuna/
MKRS-ja përkrah dy projekte në vlerë prej 470 mijë euro për Shtimen
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot dy memorandume të bashkëpunimit për investime kapitale në Komunën e Shtimes. Këto dy projekte arrijnë vlerën e gati gjysmë milioni euro.