Siç është shprehur Rama, zyrtarët e Federatës së Notit të Kosovës janë duke realizuar vizita nëpër komuna të Kosovës, me qëllim të vlerësohen kushtet që ofrojnë ato sa i përket realizimit të projektit për ndërtimin e pishinave gjysmë olimpike që do të financohen dy projekte të tilla nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, kurse në fund të vizitave, do të përzgjidhen vetëm ato 2 komuna që ofrojnë kushte më të mira.
Ndërkaq, kryetari Jashari ka thënë se Komuna e Skenderajt i plotëson të gjitha kushtet për ndërtimin e një pishine gjysmë olimpike, duke shtuar se komuna ka parcelë të destinuar për kompleks sportiv ku do të mund të ndërtohej një pishinë e tillë.
Kryetari Jashari ka ofruar gatishmëri të bashkëpunojë në këtë drejtim, me qëllim që njëri nga dy projektet e realizimit të pishinës, të realizohet në komunën e Skenderajt.
Shqyrtohet mundësia e ndërtimit të pishinës gjysmë olimpike në Skenderaj
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Ramiz Shala, kanë prit sot në takim kryetarin e Federatës së Notit të Kosovës, Ymer Rama me bashkëpunëtorë, me të cilin kanë diskutuar për kushtet dhe mundësitë që ofron komuna e Skenderajt, sa i përket ndërtimit të një pishine gjysmë olimpike.