Suharekë: Kryetari Asllanaj inspekton punimet në stadiumin e qytetit

Sot kryetari i Komunës Sali Asllanaj, së bashku me bashkpunëtorë të qeverisë komunale vizitoi punimet në stadiumin e qytetit i cili tashmë është në fazën fillestare të ndërtimit.

Kryetari u informua nga punëkryesi rreth zhvillimeve të projektit dhe kërkoi që çdo punë të kryhet me profesionalizëm dhe me kualitet të lartë.

Ndërtimi i stadiumit është njëri nga projektet më të rëndësishme të Komunës së Suharekës dhe për qytetarët e komunës sonë./InfoKomuna/