Memorandumi u nënshkrua nga presidenti i KOK-ut, Besim Hasani dhe nënkryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu. Presidenti Hasani shoqërohej nga sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Shasivar Haxhijaj dhe anëtari i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, Ramadan Selimi.
Në bazë të këtij memorandumi, të dy shenjëtarët që vijnë nga kjo komunë, do të financohen nga Komuna e Vitisë me nga 100 euro në muaj deri në fund të ciklit olimpik 2020.
Komiteti Olimpik i Kosovës përmes Solidaritetit Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, u jep të dy sportistëve nga 150 dollarë në muaj, kurse nga buxheti i vet ndanë nga 100 euro tjera.
Presidenti Hasani e njoftoi nënkryetarin Aliu edhe me Rregulloren, e cila përcakton kriteret, procedurat dhe formën e vërtetimit të sponsorizimit në sport.
Nënkryetari Aliu falënderoi drejtuesit e KOK-ut për vizitën derisa shprehu gatishmëri të lartë për të ndihmuar sportistët e kësaj komune, të cilët i quajti ambasadorët më të mirë të vendit. /InfoKomuna/
KOK-u dhe Komuna e Vitisë me memorandum bashkëpunimi për bursistët olimpikë
Në vazhdën e nënshkrimit të memorandumeve me komunat prej nga vijnë bursistët olimpikë Tokyo 2020, Komiteti Olimpik i Kosovës të enjten ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Komunën e Vitisë për sportistët, Urata Rama dhe Drilon Ibrahimi.